Pinterest ka shkarkuar dy inxhinierë të saj pasi ata krijuan skripte të brendshme që mundësonin aksesimin e të dhënave konfidenciale për të identifikuar punonjësit që do të largoheshin gjatë një vale shkurtimesh.

Ky incident ka ndodhur në një kohë kur kompania njoftoi se do të reduktonte 15% të stafit, për shkak të një fokusimi më të madh në inteligjencën artificiale.

Skriptet e krijuara nga inxhinierët ndihmonin në identifikimin e punonjësve të prekur nga shkurtime të mundshme duke analizuar aktivizimin dhe çaktivizimin e përdoruesve në platforma të brendshme si Slack.

Ky veprim u konsiderua një shkelje serioze e politikave të sigurisë dhe privatësisë të Pinterest, ndërkohë që incidenti vjen në një periudhë të pasigurisë të madhe në industrinë e teknologjisë, e cila po përballet me largime masive nga puna.