Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka reaguar pas sulmit me dronë të kryer nga Rusia gjatë natës.

Tusk këmbëngulur se kombi i tij është gati të “zmbrapsë” provokimet ruse, duke iu referuar dronëve të rrëzuar gjatë natës, të cilët paraprakisht dyshohet se hynë në territorin polak pasi ishin nisur për të sulmuar Ukrainën.

“Kemi të bëjmë me një provokim në shkallë të gjerë… Jemi të gatshëm të zmbrapsim provokime të tilla. Situata është serioze dhe askush nuk dyshon se duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm.”– tha
Tusk.

Polonia ngriti forcat e mbrojtjes ajrore në orët e para të së mërkurës për të rrëzuar dronët, duke shënuar angazhimin e parë të një vendi të NATO-s që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë më shumë se tre vjet më parë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore polake shënon një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”, ndërsa ministrat e tij akuzuan Vladimir Putinin se “po teston Perëndimin” duke zgjeruar konfliktin.