Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Serbi, teksa një infermiere ka transmetuar live momentin kur një grua sillte në jetë një fëmijë.

Infermierja, e cila punonte në Klinikën Gjinekologjike, doli live në rrjetin social tik tok duke treguar gruan, e cila ishte edhe e zhveshur. Pamjet janë shumë të rënda, por video u ndoq live nga 200 persona.

Në një reagim të mëvonshëm, spitali njoftoi se infermierja ishte pezulluar dhe se ndaj saj ka nisur një hetim.