Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një mësuese për fëmijët me aftësi të veçanta është dënuar me 25 vite burg.
Sandy Carazas-Pinez akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënës të mitur. 36-vjeçarja u dënua më 19 shtator pasi më parë u deklarua fajtore për joshjen e një 16-vjeçari, për t’u përfshirë në aktivitete të paligjshme seksuale.
Nëna e tre fëmijëve, nga Connecticut, ka abuzuar me djalin, të cilit nuk mund t’i përmendet emri për arsye ligjore, nga nëntori i vitit 2022 deri në shkurt të 2023-shit në një shkollë private në Nju Jork.
Mësuesja takonte adoleshentin fshehurazi në makinë dhe madje edhe në klasë, për të kryer marrëdhënie seksuale.
Mediat e huaja shkruajnë se 36-vjeçarja e detyronte nxënësin që të bënte video, të cilat i quajti ‘dhurata’. Hetuesit dhe policia kanë zbuluar gjithashtu edhe mesazhet perverse që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.
“Më mungojnë prekjet dhe puthjet e tua, nuk do të gënjej… Tingëlloj si një perverse”, i shkruante mësuesja nxënësit të saj në një mesazh të publikuar nga “New York Post”.
“Zakonisht më pëlqejnë burra më në moshë, por ti je përjashtimi i çmendur”, thuhet në një tjetër mesazh.
Ndërkohë në një nga mesazhe e dërguara nga 36-vjeçarja, thuhet se ajo i ka thënë të riut se ‘marrëdhënies së tyre po i vjen fundi’.
Në dosjet gjyqësore thuhet se mësuesja i ka kërkuar nxënësit që të fshijë mesazhet, në përpjekje për të fshehur lidhjen e tyre.
Gjykata vendosi dënimin maksimal për mësuesen, ndërsa shkolla ku ndodhi ngjarja tronditëse është mbyllur pas skandalit.