Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku 15 punonjës të një spitali psikiatrik janë arrestuar nën akuzën e keqtrajtimit dhe abuzimit seksual ndaj 25 pacientëve.

Sipas mediave të huaja, mes të arrestuarve ishin mjekë, infermierë dhe ndihmës. Hetimet e prokurorisë së Foggias zbuluan se ndaj 25 pacientëve, kryesisht femra të moshës 40-60 është ushtruar dhunë dhe se ato janë abuzuar prej një kohe të gjatë, duke përfituar nga paaftësia e tyre fizike apo mendore.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë nisur prej verës së kaluar, ndërkohë që policia ka ushtruar kontroll në banesat e personave të arrestuar.