Ndërkohë që politika në Rusi po zien për skandalin seksual të zyrtarit të Putin, ai vetë, ka vendosur tu japë mediave më shumë ‘material’.

Në fakt, ka qenë vetë e dashura e tij sekrete, Maria Shalaeva, 23 vjeç, e cila ka publikuar pamje në rrjetet sociale, përmes të cilave tregonte se po fluturonte me një aeroplan Ilyushin-76 të ministrisë së mbrojtjes për një pushim fundjave në Rostov-on-Don, i njëjti vend ku ndodhet selia e forcave të armatosura ruse.

Një media e pavarur raporton se e reja është e dashura e ministrit të mbrojtjes së Putinit, Andrei Belousov, 66 vjeç. 

Gjithashtu, nga një video e postuar prej saj, është e qartë se i dashuri i saj ka flokë gri, njësoj si Belousov.

Pavarësisht nëse çështja ka të bëjë me Belousovin apo me ndonjë figurë tjetër të lartë zyrtare në strukturën e pushtetit rus, publikimi i këtyre videove ka shkaktuar zemërim pasi shihet si një shkelje e sigurisë. 

 “Kush thotë që aeroplanët nuk fluturojnë për në Rostov?”- shkruante ajo në një postim.

“Po, por jo të gjithë.”- vijonte ajo.

Ajo pranon se ka marrë me vete djalin e saj trevjeçar, Tim, në udhëtim, duke çuar në spekulime se ai është pasardhës i të dashurit të saj. 

“Në moshën tre vjeç, ai tashmë ka fluturuar në një aeroplan ushtarak,”- shkroi ajo.