Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e autorit të krimeve seksuale Jeffrey Epstein, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, raportoi BBC.
Maxwell u paraqit virtualisht për një dëshmi me dyer të mbyllura nga burgu në Teksas, ku po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual.
Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës, James Comer, deklaroi se Maxwell iu drejtua Amendamentit të Pestë, duke u mbështetur në të drejtën e saj për të heshtur.
“Kjo është padyshim shumë zhgënjyese,” tha ai, duke shtuar se komiteti kishte shumë pyetje në lidhje me krimet që ajo dhe Epstein kanë kryer, si dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm.
