Gareth Vicars është dënuar me 13 vite e gjysmë burg pasi ngacmoi tri vajza të mitura. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarjet ndodhën përgjatë viteve 2021-2024, kur Vicars ka shërbyer si gjyqtar në Angli.
Ish-gjyqtari u deklarua fajtor për plot 16 akuza, që fillonin nga komunikimet seksuale për fëmijë, te takimet pas joshjes si dhe përfshirja në veprimtari seksuale me fëmijë.
Të tri vajzat ishin 15-vjeçare gjatë asaj kohe dhe për këtë Gareth Vicars u dënua. Në Angli ishte pezulluar sapo akuzat u bënë publike, ndërsa besohet se edhe është larguar përfundimisht para se edhe dënimi të jepej dje.
Vicars është tashmë në regjistrin e abuzuesve seksual. Ish-asistenti në “Ligue One” shprehu pendesë, megjithatë nuk pranonte se kishte interes seksual ndaj vajzave të mitura.