Pesë punonjës policie në Tetovë janë përfshirë në një skandal, ku për një vit e gjysmë kanë shantazhuar, kërcënuar dhe abuzuar me një qytetare nga Bosnja.

E reja nga Bosnja, është paraqitur në policinë e Tetovës për të denoncuar një rast të sajin, pasi një person e kishte zhvatur (para). Njëri prej policëve ishte ofruar për ndihmë në mënyrë private, duke i premtuar se do i kthente paratë mbrapsht qytetares. Sipas saj, efektivët, e kanë kërcënuar, abuzuar dhe e kanë dërguar të qëndronte në shtëpi kafe-muzikë, me justifikimin se nuk kishte ku të qëndronte pasi ishte e ndarë nga partneri dhe kishte një vajzë 18 muajshe.

Gazetarja Liridona Vejseli, e cila ka postuar një video nga intervista në rrjetet sociale, bën thirrje që të zbardhet rasti.

Shkova denoncova rastin në policinë e Tetovës dhe inspektori më ka thënë që nëse e denoncoj rastin nuk i marr paratë pas, por nëse ai e merr rastin përsipër privatisisht, do më ktheheshin paratë. Inspektori më tha të shkoja të qëndroja në një shtëpi me kafe dhe muzikë. Personi që ka pasur këtë shtëpi ka dashur të abuzojë. Polici i kishte marrë paratë personit, por mua nuk mi ktheu. Ata më kanë kërcënuar dhe unë i kam me prova dhe i kam denoncuar në policinë e Tetovës. Unë jam frikësuar për veten dhe vajzën. Policët kanë abuzuar me mua.”, shprehet denoncuesja.