Skandale seksuale kanë shpërhtyer në Mal të Zi, mes zyrtarëve që ka tronditur skenën politike dhe institucionet e shtetit. Këtë herë në qendër të skandalit qëndron këshilltari i Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviq dhe një zyrtar policie, i paidentifikuar. Bëhet fjalë për një video ku do protagonistët janë në momente intime në një dhomë hoteli, ndërsa gjithçka është regjistruar nga vetë dy zyrtarët.
Mësohet se videoja në fjalë regjistruar nga një kamer e montuar në dhomën e hotelit, nga të dy zyrtarët, por tani është në ‘duart’ e të gjithë vendit. Kjo pasi, fillimisht, videoja ka nisur të qarkullojë në një rreth të ngushtë miqsh të dy zyrtarë dhe më pak duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është publikuar në mediat vendase dhe më gjerë.
Mali i Zi po përballet prej gati një muaji me skandale të tilla, ndërsa ky është skandali i dytë brenda pak ditësh, pas atij mes ish-zyrtarëve shtetërorë, Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Mirjana Pajković, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve. Pas publikimit dhe shpërndarjes masive të përmbajtjes në rrjetet sociale, të dy kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, ndërsa çështja është shoqëruar me akuza të ndërsjella, kallëzime penale dhe pretendime për kërcënime
Skandali lindi kur në rrjetet sociale u shfaqën video intime ku shihej Pajković në atë kohë sekretare e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve dhe, me sa duket, Vukšić. Në fund të vitit të kaluar, Pajkoviq ngriti tre padi penale kundër Vukshiqit, duke e akuzuar atë për shpërndarje të paautorizuar të regjistrimeve eksplicite të saj. Nga ana tjetër, Vukšić, kur paraqiti dorëheqjen e tij, njoftoi se Pajković i vodhi telefonin celular në tetor 2024, i cili, siç pretendon ai, është keqpërdorur më pas.
Prokuroria në Mal të Zi ka bërë të ditur se ka nisur hetimet paraprake për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të identifikuar përgjegjësit
