Një skandal ka tronditur Holandën, pasi zbulimit të dhjetëra rasteve të përdhunimeve të studentëve nga emigrantët e paligjshëm.
Sipas mediave të huaja, studentët në Amsterdam u detyruan të jetonin krah për krah me 125 refugjatë për të ndihmuar në “integrimin” e tyre, në rezidencën Stek Oost.
E vendosur në lagjen “Watergraafsmeer” të Amsterdamit, ky kompleks iu shit Holandës si zgjidhja e ëndrrave për krizën e strehimit dhe të refugjatëve. Një total prej 125 studentësh dhe 125 refugjatësh do të jetonin pranë njëri-tjetrit dhe madje u inkurajuan të “shoqëroheshin” në mënyrë që emigrantët të përshtateshin më shpejt me jetën në Holandë. Por në fakt, ky vendim do të kthehej në makth për ta.
Studentët kanë ngritur akuza të shumta për sulme seksuale, ngacmime, dhunë, ndjekje dhe madje pretenduan se kishte ndodhur një përdhunim në grup. Një vajzë tha se shihte rregullisht sherre në korridor dhe pastaj përsëri në dhomën e ndenjes së përbashkët. Një djalë i tha programit se një refugjat e kërcënoi me një thikë kuzhine.
Të rinjtë pretendojnë se denoncimet e tyre ishin injoruar, pavarësisht se kishin paraqitur prova tek autoritetet. Në një rast tronditës, një ish-banore tha se një sirian e përdhunoi pasi e ftoi në dhomën e tij për të parë një film dhe më pas refuzoi ta linte të dilte.
Vajza, e identifikuar vetëm si Amanda, tha: “Ai donte të mësonte holandisht, të shkollohej. Doja ta ndihmoja.”
Amanda përshkroi se si ai i kërkoi disa herë të vinte në dhomën e tij, deri sa ajo u dorëzua dhe pranoi të shikonte një film me të. Megjithatë, ai shpejt e bëri të ndihej në siklet dhe ajo kërkoi të largohej, vetëm që ai ta bllokonte në dhomën e tij dhe ta abuzonte seksualisht. Pavarësisht se ajo paraqiti një kallëzim policor pas incidentit në vitin 2019, policia e pushoi çështjen për shkak të mungesës së provave.
Por vetëm gjashtë muaj më vonë, një vajzë tjetër që jetonte në “Stek Oost” ngriti alarmin për sirianët, duke i thënë shoqatës së strehimit që drejton kompleksin se ishte e shqetësuar për sigurinë e saj dhe të vajzave të tjera që jetonin atje. Por autoriteti lokal, i cili kishte krijuar marrëveshjen, pretendoi se ishte e pamundur që emigranti të dëbohej.
Vetëm kur u arrestua zyrtarisht në mars të vitit 2022, ai u largua nga kompleksi studentor-refugjat. Më vonë ai u dënua për përdhunimin e Amandës dhe një banoreje tjetër dhe u dënua me vetëm tre vjet burg në vitin 2024.


