Një burrë argjentinas mori tronditjen e jetës pasi ndërrmori atë që mendonte të ishte një operacion për të hequr fshikëzën e tëmthit, vetëm për të mësuar se mjekët i kishin bërë një vazektomi (bllokimi i kanaleve që transportojnë spermatozoidet nga testikujt).

Jorge Baseto shkoi në spitalin provicinal Florencio Díaz Provincial Hospital në Kordobë, Argjentinë për operacionin e fshikëzës së tëmthit. Operacioni ishte planifikuar të bëhej të martën, 28 shkurt, por pa ndonjë arsye ishte shtyrë për të mërkurën. 

Në ditën e operacionit, stafi i spitalit e mori pacientin nga dhoma dhe e çoi në sallën e operacionit pa i bërë asnjë pyetje dhe pa kontrolluar kartelën e tij mjekësore. As mjekët nuk e kontrolluan kartelën dhe thjesht kryen llojin e operacionit që ishte në program për atë ditë: vazektomi.

Kur 41‑vjeçari u zgjua nga operacioni, nuk kishte asnjë ide se çfarë kishte ndodhur. Por më pas një doktor hyri për t’u kujdesur për të dhe pasi pa kartelën e tij, i dha lajmin tronditës, ai i ishte bërë vazektomi në vend të operacionit të fshikëzës së tëmthit.

Jorge më pas kërkoi sqarime se si kishte ndodhur gabimi dhe çfarë mund të bëhej për të kthyer pas vazektominë. Mjekët u mbrojtën duke ia hedhur fajin njëri‑tjetrit, duke i thënë atij të mos edramatizonte tepër, sepse ai mund të kishte akoma fëmijë përmes inseminimit artificial. Për sa i përket vazektomisë, për shkak të moshës së tij dhe diametrit të kanaleve të prerë, shanset për sukses ishin shumë të vogla, kështu që as nuk kishte shumë kuptim të përpiqeshin. 

“Është shumë e çuditshme sepse në kartelën time thuhej ‘fshikëza e tëmthit’ kudo, gjithë çfarë duhej të bënin ishte ta lexonin, nuk duhesh qenë një shkencëtar për ta kuptuar”, tha Jorge për mediat argjentinase. “Nuk dua të tregoj gishtin ndaj askujt, por askush këtu nuk po merr përgjegjësi. Fokusohen në të thënë: ‘Mos e bë kaq dramatike, sepse përmes inseminimit akoma mund të kesh fëmijë”, shtoi ai.

Pavarësisht se ai është baba i dy djemve, ai është tani në një marrëdhënie të re dhe përpiqet të bënte një fëmijë me partneren e re në të ardhmen. Ata natyrisht do të kishin dashur të bënin fëmijë në mënyrë natyrale, por tani kanë vetëm opsionin e inseminimit artificial..

“Jam i zemëruar dhe i pafuqishëm sepse ajo që bënë është e pakthyeshme, nuk ka ndryshim,” tha Jorge. Avokati i tij, Diego Larrey, tha për gazetarët se gabimi kishte ardhur nga riorganizimi i operacionit të klientit të tij. Vazektomitë zakonisht kryhen të mërkurave dhe stafi në spitalin Florencio Díaz, përfshirë mjekët, e trajtuan Jorgen si pacient të vazektomisë, në vend që ta kontrollonin kartelën e tij. Drama është ende në zhvillim, por duket se Jorge po mundohet të padisë mjekët dhe spitalin për neglizhencë.