Nemanja Cabric – Kjo komedi politike nga Kosova, e vendosur në ditët para pavarësisë së Kosovës, ofron një imazh të varësisë së artit nga politika në Kosovë.
Pas një vizite të papritur nga sekretarja e shtetit, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, të ndjekur nga shqetësimet ekzistenciale, ndërpresin provat e shfaqjes “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett për të punuar në një dramë tjetër kombëtare.
Shfaqjes së re, tema e së cilës është zgjedhur nga vet Kryeministri i Kosovës, duhet t’i jepet rëndësi parësore në festën e pavarësisë në Prishtinë.
Për më tepër, fjalimi i Kryeministrit do të jetë i përfshirë në shfaqje përmes një monologu të lexuar nga njëri nga aktorët.
Sidoqoftë, as data e deklarimit të pavarësisë, as përmbajtja e fjalimit të Kryeministrit nuk janë të njohura për aktorët gjatë pjesës më të madhe të shfaqjes.
Kështu kishin vendosur ta prezantonin skenën e kontrolluar kulturore të Kosovës, producenti Jeton Neziraj dhe regjisorja Blerta Neziraj, në shfaqjen e tyre “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”.
Që nga skena e hapjes, kjo metaforë e dominon shfaqjen: një person në një kostum të shtrenjtë duke dirigjuar një kompozim të luajtur nga një dyshe në harmonikë e violinë.
Ndonëse muzika është e çakorduar, dhe artistët duken të dëshpëruar, personi në kostum duket i kënaqur dhe merr shumë e më shumë energji.
Kjo është atmosfera metaforike në të cilën aktorët vijnë në skenë.
Dirigjenti nga skena e hapjes, shfaqet më vonë si sekretari në detyrë për të organizuar festimet, i veshur në të njëjtin kostum që shkëlqen, në kontrast me veshjet e varfra të aktorëve të tjerë.
Shfaqja vazhdon vallëzimin nën tingujt e muzikës së çakorduar, që simbolizon kualitetin artificial të artit në Kosovë, që është i pushtuar dhe shtypur nga interesa “më të larta”.
Krijuesit e shfaqjes natyrisht nuk donin të kenë vetëm karaktere pasive që ndjekin urdhrat; artistët përfitojnë detyrimi për të luajtur në shfaqjen e qeverisë.
Regjisori shpreson të marrë ca para, e projekte të tjera atraktive, derisa një aktore e re shpreh dëshirën të luajë në Broadway. Vetëm aktori i vjetër pijanec ka ambicie më të vogla – ca gota rakie.
Figura më komike në skenat groteske që vijnë më pas është punëtori i ri i skenës, James, i cili synon ta vjedhë motorin e skenës së teatrit që rrotullohet, dhe ta instalojë në një aeroplan gjerman të Luftës së Dytë Botërore.
Me aeroplanin, James synon të fluturojë dhe të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është përfaqësim i denjë i patriotit idealist.
Gjithçka që aktorët bëjnë në shfaqje vetëm largohet nga kultura e arti. Të larguar nga pozita e tyre origjinale prej aktori nga politika apo patriotizmi, ata nxitojnë për t’i përmbushur interesat e tyre fitimprurëse, apo “idealet më të larta”. Kjo është komponenta tragjike e komedisë që e bënë atë edhe satirike edhe disi të hidhur.
Rezultati i kësaj situate histerike është evident që nga fillimi – një katastrofë totale teatrale që kalon gati pa u vërejtur, nga konsekuencat e së cilës vuajnë vetëm artistët.
Përdorimi i mjeteve të teatrit për një “shfaqjeje brenda një shfaqjeje tjetër” të ndihmon ta krijosh një përshtypje të realitetit neglizhent të politikës, si dhe të gjendjes së skenës kulturore të Kosovës, pa e lënë anash botën e komedisë.
Gërshetimi i elementeve reale dhe fiktive hedhë dritë mbi atë se si njerëzit e zakonshëm e shohin pavarësinë e Kosovës dhe patriotizmin e ri të rremë që buron nga ajo, si një mbulesë për interesa personale fitimprurëse.
Në fund të shfaqjes, audienca duhet të hapë zarfet që u janë dhënë më herët tek hyrja dhe zbulon çka ndodhë me karakteret pasi që shfaqja përfundon. Në këtë mënyrë, dështimi është nënvizuar, dhe komedia e kompletuar.
“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” i dhënë premierë me 5 dhjetor në Prishtinë, kishte fluturuar në Shkup, Tiranë e Beograd.
Përveç biletave, audienca në Qendrën për Dekontaminim në Beograd kishin marrë edhe një aeroplan prej letre me mesazhin: “Ju lusim ta njihni pavarësinë e Kosovës.”
Shfaqja është e përkrahur nga organizata si Programi Zviceran për Kulturë në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian, Fondi Hartefakt, Instituti Goethe dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Marrë nga gazetajnk.com