Një grabitje spektakolare raportohet të ketë ndodhur në Gjermani në ditët e fundit të vitit 2025, ku autorët arritën të vidhnin rreth 30 milionë euro duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve.
Sipas mediave të huaja, më shumë se 3 mijë kasaforta u hapën me forcë, të cilat mbanin para të gatshme, bizhuteri dhe ar. Duke u bazuar në një vlerë mesatare të siguruar prej rreth 10 mijë eurosh për çdo kasafortë, policia vlerëson se humbjet totale arrijnë në rreth 30 milionë euro.
Sipas policisë, autorët e krimit hynë në bankë përmes një garazhi parkimi, duke shpuar një vrimë të madhe në dhomën e kasafortës. Pas grabitjes, ata u larguan duke përdorur të njëjtën rrugë, së bashku me sendet e vjedhura.
