Pas shpalljes nga Franca, Portugalia, Australia dhe Kanadaja, të tjerë shtete do të njohin shtetin e Palestinës.
Në Nju Jork sot pritet të zhvillohet asambleja e 80-të e OKB, së ku raportohet se Andorra, Belgjika, Luksemburgu, Malta, San Marino dhe Franca do të njoftojnë po ashtu se njohin shtetin e Palestinës. Kjo mbledhje është thirrur nga presidenti Emmanuel Macron, i cili edhe do e drejtojë së bashku me kreun e Arabisë Saudite.
Qëllimi i Macron është të rilançojë zgjidhjen me dy shtete, jo të ndryshojë qëndrimin e Izraelit, i cili prej javësh kundërshton me forcë. Mahmoud Abbas, 89 vjeç, presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, i cili nuk ka marrë vizë nga SHBA, do të marrë pjesë me videokonferencë.
Ndërkohë, Netanyahu dje iu drejtua liderëve perëndimorë me një video ku thoshte: “Kam një mesazh për ju: asnjë shtet palestinez nuk do të dalë në perëndim të lumit Jordan”.