Në përpjekjen e fundit të qeverisë spanjolle për të tejkaluar hendekun gjinor të pagave, duke filluar nga dita e sotme, të gjitha kompanitë janë të detyruara ligjërisht të kenë një regjistër që ndan fitimet mesatare në secilin vend pune sipas gjinisë.

Sipas ligjit, qëllimi është që të “sigurojë pagë të barabartë për një punë me vlerë të barabartë”. Bizneset me më shumë se 100 të punësuar gjithashtu duhet të kontrollojnë regjistrin dhe të ndërmarrin veprime të qarta nëse gratë paguhen më pak se kolegët e tyre.

Për të gjitha kompanitë, të dhënat e pagës sipas gjinisë, shpërblimet dhe format e tjera të pagesës mund të kërkohen nga sindikatat ose përfaqësuesit e punonjësve, të cilët mund të kontrollojnë nëse ka diskriminim.

Ky informacion mund të përdoret më pas për të ndërmarrë veprime kolektive ose për t’iu nënshtruar procedurave ligjore. Nëse “diskriminimi i pagave” provohet në gjykatë, kompanitë do të duhet të paguajnë gjobë nga 6.251 euro deri në 187.515 euro.