Shfaqja e parë e etheve afrikane te derrat (ASF) në Spanjë, pas më shumë se 30 vjetësh, po kërcënon eksportet me vlerë miliarda euro.
Virusi është zbuluar te nëntë derrat e egër që ngordhën nga sëmundja në Katalonjë, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë në Madrid.
”Megjithatë, derrat në fermat e mbyllura mbeten të paprekur”, tha sot ministri përgjegjës, Luis Planas.
ASF-ja nuk është e rrezikshme për njerëzit, por është jashtëzakonisht ngjitëse dhe fatale për derrat.
Vitin e kaluar, Spanja eksportoi mish derri me vlerë gati 7,5 miliardë euro, rreth 5,0 miliardë euro në BE dhe pothuajse 3,7 miliardë euro në vendet e tjera.
Rastet e para të infeksionit u njoftuan javën e kaluar, dhe tashmë rreth 20 vende kanë ndaluar të gjitha importet nga Spanja.
Shtete të tjera, përfshirë blerësit më të mëdhenj, Kinën dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur të importojnë vetëm nga rajonet jashtë zonës së prekur pranë Barcelonës për momentin.
