Një prezantues i medias shtetërore iraniane shpërtheu në lot gjatë transmetimit live teksa njoftonte vdekjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili sipas njoftimit zyrtar humbi jetën në sulmet e përbashkëta të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli të shtunën. Pamjet nga studioja tregojnë moderatorin të përlotur, ndërsa përpiqej me vështirësi të lexonte deklaratën zyrtare.
“Allahu Ekber. Allahu Ekber. Me pikëllim të thellë i njoftohet kombit iranian se Ajatollah i Madh Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, u martirizua sot në një sulm të përbashkët kriminal nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist”, deklaroi ai me zë të dridhur. Në sfond dëgjoheshin edhe zëra të tjerë duke qarë, duke e bërë transmetimin një moment tejet emocional për publikun.
Njoftimi shkaktoi reagime të menjëhershme në mbarë vendin, ndërsa autoritetet e përshkruan vdekjen e tij si “martirizim” dhe paralajmëruan ceremoni zyrtare zie. Khamenei drejtoi Iranin për më shumë se tre dekada, duke qenë figura më e fuqishme politike dhe fetare në Republikën Islamike.
