Një ekip mjekësor në një spital rus përfundoi me sukses një operacion me rrezik për një pacient, teksa zjarrfikësit luftonin për të frenuar zjarrin që përfshiu çatinë e ndërtesës së vjetër.
Më shumë se 120 persona u evakuuan si dhe nuk u raportuan lëndime në këtë spital i cili gjendet në qytetin Blagoveshchensk në lindjen e largët.
Flakët shpërthyen pas një shkëndije në një kabllo elektrike të urgjencës që drejtohet në pjesën operative në katin përdhes të spitalit.
Pacienti i cili ishte në operacion gjatë këtij incidenti u evakuua më vonë.
Kirurgu kryesor, Valentin Filatov, tha që ekipi i tij duhej ta shpëtonte këtë person si dhe kishin bërë gjithçka për t’ia arritur qëllimit.
Tetë mjekë dhe infermierë u përfshinë në operacionin dy orësh, i cili filloi pak para se të shpërthente zjarri.
В Благовещенске врачи сделали операцию на сердце в горящем кардиоцентре
Из-за неисправной проводки в здании вспыхнул пожар, но операцию уже нельзя было останавливать, поэтому 8 врачей и пациент остались, а остальные 120 человек были эвакуированы. pic.twitter.com/Sqplp2WLvm
— Двач (@ru2ch) April 2, 2021