Damir Fazlliç dhe Miroslav Mishkoviç
“Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin i lidh kriminaliteti, shërbimet sekrete… Fazlliçi është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan. Prandaj ai e dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyra korruptuese nga Shqipëria në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Mishkoviçi për punët e pista”, ka deklaruar në vitin 2008 në gazetën “Slobodna Bosnia” Vladimir Popoviç, ish-ndihmësi i Kryeministrit Zoran Xhinxhiç. Mishkoviçi është padyshim njëri nga afaristët më të mëdhenj dhe më me ndikim në Serbi, është pronar absolut, por sigurisht nuk është i vetmi.
Sipas Vladimir Popoviçit, Damir Fazlliçi çoi Jeremiçin në kabinetin e Zoran Xhinxhiçit, me lutjen që të kryente praktikën për dy a tre muaj, gjë që ishte e nevojshme në studimet për master. Nga ana tjetër, Fazlliçi ka shfrytëzuar Jeremiçin për disa informacione brenda kabinetit. Gjatë arrestimit të Volf Miniçit, një figurë groteske e përzier në punët e kontrabandës së cigareve, Shërbimi Sekret Serb ka zbuluar një bisedë midis ambasadorit britanik Çarls Krauford (Charls Crawford) dhe Vuk Jeremiçit, në të cilën ambasadori britanik në panik e luste Jeremiçin të orvatej nëpërmjet kabinetit të Kryeministrit të ndikonte në lirimin e Miniçit nga burgu. I vetëdijshëm se ndërhyrja në punë të tilla mund ta dëmtonte, Jeremiçi i shqetësuar dhe i frikësuar i ka thënë ambasadorit pse e kërkonte një gjë të tillë prej tij dhe se do të ishte më mirë që ta përdornin kur të fillonin privatizimet, ashtu siç ishin marrë vesh më parë. Biseda iu dorëzua Xhinxhiçit dhe ky është shkaku pse e largoi nga kabineti i tij Jeremiçin.
Shtrirja e rrjetit të fshehtë serb
700 në Kosovë
450 në Kroaci
150 në Slloveni
150 në Maqedoni
350 në Bosnjë-Hercegovinë
200 në Mali të Zi
200 në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari, Austri
Profesionet zyrtare të agjentëve
Politikanë
Gazetarë
Biznesmenë
Shkelës të embargos
SHIU
Policë
SHIK-u
Lobues në favor të Millosheviçit
Precedenti
Bamir Topi: SHISH-i zbuloi spiunin në media
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi më 13 shkurt 2008 se “Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit të Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: ‘Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë’, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.
