Keir Starmer ka mbajtur mbledhjen e parë të kabinetit pas njoftimit se do të dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Laburiste dhe posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe, duke theksuar nevojën për një tranzicion të rregullt dhe të koordinuar politik.
Sipas njoftimeve zyrtare, qeveria britanike ka vendosur që gjatë kësaj periudhe tranzicioni të mos ndërmerren politika të reja madhore apo vendime të rëndësishme buxhetore, deri në zgjedhjen e kreut të ri të ekzekutivit.
Në garën për pasuesin e tij përmendet si favorit Andy Burnham, i cili është rikthyer së fundmi në Parlament pas një periudhe mungese dhe konsiderohet një nga figurat më të forta të Laburistëve.
Në listën e mundshme të kandidatëve për lidership janë përmendur edhe ish-ministri i Forcave të Armatosura Al Carns dhe kryesekretari i kryeministrit Darren Jones, ndërsa procesi i nominimeve pritet të nisë më 9 korrik dhe të përfundojë më 16 korrik.
Sipas rregullave të brendshme të partisë, kandidati fitues duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 20% të deputetëve laburistë për të hyrë në garë përfundimtare.
