Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është gati të prezantojë para popullit të tij nismën e re që sipas tij, do të parandalojë dhe vendosë njëherë e mirë nën kontroll emigrimin e paligjshëm. Starmer do të mbajë një fjalim sot, ku do prezantojë përdorimin e kartave të identitetit për britanikët, që deri më sot si dokument identifikimi kanë patur pasaportat apo patentat.
Sipas mediave vendase, fillimisht ky dokument do t’u kërkohet të gjithë atyre që kërkojnë të punojnë në Britaninë e Madhe, të cilët do duhet ta tregojnë për të vërtetur identiteti ne tyre. Më pas, planifikohet që ky dokument të përdoret në masë nga popullsia, në mënyrë që të jetë më i lehtë identifikimi i atyre që qëndrojnë ilegalisht në Britani.
Ky dokument do jetë i aksesueshëm edhe online dhe njerëzit do mund ta gjenerojnë në celularin e tyre kur do që ju nevojitet. Në dokument do të shfaqen të dhëna si emri i personit, data e lindjes, nënshtetësia, adresa e banimit, nëse janë të aftë apo nëse kanë të drejtë të punojnë në Britani si edhe, nëse kanë një patentë për të drejtuar mjete qarkullimi.
Nga kjo masë pritet të preken e dhe shqiptarë, të cilët kanë shkuar në Britani ilegalisht dhe qëndrojnë aty pa u identifikuar.