Një statujë e re kalorësi pa emër në Shkup ka zemëruar disa për ngjashmërinë që ka me Todor Aleksandrovit, një figurë kontroversiale në historinë e Maqedonisë.
Sinisa Jakov Marusic BIRN Shkup
Statuja prej pese-metrash e financuar nga Ministria e Kulturës dhe e ngritur në komunën e Shkupit, Kisela Voda, është titualluar zyrtarisht si “Kalorësi revolucionar Maqedonas”.
Por për shumë të tjerë, përfshirë opozitën e Social Demokratëve të Maqedonisë, statuja portretizon qartazi një anëtar të lartë kontroversial të organizatës nacionaliste VMRO të epokës otomane dhe pas saj- kujtimin e të cilës e fyejnë.
Historianët zyrtarë e kanë dënuar Todor Aleksandrovin për një kohë të gjatë si “tradhëtarin më të madh të kauzës maqedonase” për pikëpamjet e tij pro-bullgare, ndërsa të tjerët e kanë quajtur “kokë-prerës” për përfshirjen e tij të dyshuar në shumë vrasje të anëtarëve të tjerë të VMRO-s dhe figurave të tjera politike dhe ushtarake në atë kohë.
Por të tjerët i referohen si “shpirti dhe mendja e rezistencës maqedonase”. Dhe si “Robinhoodi i Maqedonisë”, duke i atribuar aftësi të shquara organizative dhe vullnet.
“Qeveria [e udhëhequr nga partia VMRO DPMNE] po vazhdon të përpiqet të rishkruajë historinë maqedonase” ankohet Tanja Tomsic, deputete Social Demokrate.
“Ndërsa ul heronjtë e luftës anti-fashiste [lufta e dytë botërore] vë në pedestal tradhëtorin më të madh të kauzës maqedonase,” shton ajo.
Fjalët e hidhura janë një kujtim i carjeve të thella ideologjike që ende ndajnë maqedonasit- vecanërisht cështja e ndeshme e organizatës së vjetër të VMRO-s, dhe lidhjet e saj me Mbretërinë e Bullgarisë.
“Po bëhet e qarte se opozita ka problem me lavdimin e historisë dhe krenarisë së Maqedonisë”, tha zëdhënësi i partisë qeverisëse, Aleksanda Bicikliski.
Ndërkohë statuja apo shkakton një debat të ndezur midis kalimtarëve në Shkup.
“Kanë ngritur një statujë të tradhtarit më të madh,” tha një banor i Kisela Vodas, duke e parë statujën.
“Nëse vërtetë është Aleksandrovi, duhet hequr menjëherë” tha një banor tjetër i moshuar për Balkan Insight.
Por një grua tjetër e moshuar nuk pajtohej “Pse ta heqin? Është injoruar për kaq shumë kohë dhe ishte një nga ata që kishin merita për kauzën maqedonase”.
Ministria e Kulturës dhe komuna thanë të mërkurën për Balkan Insight histori disi kontradiktore për këtë çështje.
Ndërsa ministria tha në një përgjigje të shkruar se ngritja e statujës ishte “përgjegjësi e plotë e komunës së Visela Vodës”, komuna tha se nuk kishin asnjë lidhje me statujën.
“Nuk kemi asgjë për të thënë në lidhje me pamjen e statujës duke qenë se ishte kërkuar dhe paguar nga Ministria e Kulturës” tha zëdhënësi i komunës, Marijan Spaseski, duke shtuar se nuk po mendojnë ta lëvizin statujën.
Nuk është hera e parë që opozita Social Demokrate ka protestuar kundër cfarë shohin si rishkrim të historisë . Më parë këtë muaj dolën në rrugë për të protestuar planet e partisë qeverisëse për të ri-emërtuar qindra rrugë në kryeqytet. Gjatë valës së parë të riemërimëve, një urë në kryeqytet u emërua pas Aleksandorovit.
Në vitin 2008 një shoqatë vendore e Bullgarëve të Maqedonisë ngritën një bust të Aleksandrovit në qytetin qendror të Velesit.
Pasi administrate lokale refuzoi të jepte një vend për bustin, u vu përsëri në oborrin e një banori vendor bullgar, por u hoq më pas.
Marrë nga Drejtësia Tranzicionale në Ballkan
