Michelle Obama ka reflektuar së fundmi mbi evolucionin e stilit të saj personal dhe arsyen pse gjatë viteve si Zonjë e Parë në Shtëpinë e Bardhë nuk mbajti kurrë gërsheta.
Në një intervistë për revistën People, me rastin e publikimit të librit të saj të ri “The Look”, ajo rrëfeu se sot e gëzon lirinë për të mbajtur çdo model flokësh që ka dashur që në fëmijëri — përfshirë edhe gërshetat, të cilat për të janë simbol i pavarësisë dhe i komoditetit.
“Gërshetat më japin mundësinë t’i kujdesem vetë për flokët e mi, pa qenë nevoja të shkoj shpesh te parukierja. Kur nuk jam në sy të publikut, notoj, luaj tenis… ato përfaqësojnë një ndjenjë të vërtetë lirie për mua,” tha Michelle.
Ajo pranoi se gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë e shmangu këtë stil, duke besuar se publiku amerikan “nuk ishte ende gati të shihte një Zonjë të Parë me flokë natyralë”.
“Nuk doja që flokët e mia të ktheheshin në një shpërqendrim nga puna që po bëja,” shtoi ajo.
Pas largimit nga Uashingtoni, Michelle Obama ndjeu se kishte ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përqafuar plotësisht imazhin autentik që gjithmonë kishte dashur të shfaqte.
