Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka publikuar zyrtarish dokumentin qe shpalos Strategjine e Tyre Kombetare te Mbrotjes per Shtetet e Bashkuara.Ky dokument prej 33 faqesh paralajmëron për rreziqe të thella në Europë dhe shpall synimin për të rivendosur ndikimin Amerikan në Amerikën Latine, por gjithashtu njofton një riformësim të pranisë uhstarake te Shteteve te Bashkuara ne Mbare Boten.
Ne kete dokument te Administrates Republikane thuhet se Evropa rrezikon “zhdukje kulturore” nëse vijojnë trendet aktuale demografike dhe politike. “Nëse zhvillimet vazhdojnë me ritmin e sotëm, kontinenti mund të jetë i panjohshëm brenda 20 viteve,” thuhet në kete dokument, i cili kritikon ashpër politikat e migracionit të vendeve evropiane dhe ngre shqetësime për “humbjen e identiteteve kombëtare”. Dokumenti e konsideron thelbësore për SHBA-në arritjen e një armëpushimi të shpejtë në Ukrainë, me synim stabilizimin e ekonomive evropiane dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit me Rusinë. Administrata Trump kritikon disa qeveri evropiane për “pritshmëri jorealiste mbi luftën” dhe pretendon se krizat politike në kontinent pengojnë reformat. Ky dokument publikohet ne nje moment kur Europa po mendon te Shese ne Treg Bonot Amerikane te Thesarit per shkak te rritjes se borxhit te brendshem ne Washington.
Strategjia Amerikane per Mbrojtjne Kombetare e Publikuar nga Administrata Amerikane thekson synimi për të rikthyer “sovranitetin amerikan” në Amerikën Latine dhe paralajmërohet një zhvendosje e burimeve ushtarake drejt hemisferës perëndimore, duke reduktuar angazhimet në teatro ndërkombëtare që vlerësohen se kanë ulur rëndësine e tyre për sigurinë kombëtare te Amerikes.
Administrata kërkon një qasje shumë më të ashpër ndaj migracionit, duke argumentuar se siguria e kufijve është “thelbësore për sigurinë kombëtare”.
Sa i përket Kinës, dokumenti riafirmon angazhimin amerikan për një rajon të “hapur dhe të lirë” në Azi-Paqësor dhe kërkon nga Japonia dhe Koreja e Jugut të rrisin shpenzimet ushtarake për mbrojtjen e Tajvanit, me qëllim parandalimin e agresionit kinez. Dokumenti paralajmëron se rëndësia historike e Lindjes së Mesme për politikën amerikane pritet të ulet, në kuadër të rritjes së prodhimit të energjisë së SHBA-së. Në të njëjtën kohë, strategjia për Afrikën dhe Lindjen e Mesme mbetet më e kufizuar dhe e fokusuar te sfidat ekonomike dhe të sigurisë.
