Inteligjencën artificiale gjithnjë e më shumë njerëz po e përdorin si mjet në punën e tyre. Ndërkaq përdorimi i tepërt i saj po krijon probleme.

Një studim i kryer nga Universiteti Carnegie Mellon në bashkëpunim me Microsoft, arriti në përfundimin se sa më shumë njerëzit të mbështeten në mjetet e Inteligjencës Artificiale, aq më pak mendim kritik kanë.

Studiuesit kërkuan 319 punonjës të njohurive, punët e të cilëve përfshijnë menaxhimin e të dhënave, të japin shembuj se si ata përdorën Inteligjencën Artificiale në punën e tyre. Më pas ata u pyetën se sa të sigurt ishin për rezultatin që iu dha dhe nëse mund ta kishin bërë vetë, pa ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Rezultatet ishin befasuese; në përgjithësi, punonjësit që i besonin plotësisht Inteligjencës Artificiale u zbulua se kishin më pak të menduar kritik, ndryshe nga ata që përpunuan rezultatet e AI. Përdorimi i Inteligjencës Artificiale gjithashtu u duk se pengonte kreativitetin, sipas studiuesve, me punëtorët që përdornin mjetet e AI që prodhonin “rezultate më pak të ndryshme për të njëjtën detyrë” krahasuar me ata që mbështeteshin në aftësitë e tyre njohëse.