Një studim i ri i botuar në revistën “Nature Climate Change” tregon se 10% më të pasurit në botë janë përgjegjës për 2/3 e ngrohjes globale që nga viti 1990. Kjo ngrohje ka shkaktuar rritjen e fenomeneve ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë dhe thatësirat.
Studiuesit përdorën një model të avancuar që përzgjodhi të dhëna ekonomike dhe simulime klimatike për të ndjekur emetimet e gazrave serrë nga grupe të ndryshme të të ardhurave në botë.
Sipas raportit, vetëm emetimet e 10% më të pasurve në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë kanë shkaktuar dy deri trefishimin e valëve të nxehtësisë në rajone që janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Rajonet tropikale si Amazona, Azia Juglindore dhe Afrika Jugore, të cilat kanë kontribuar më pak në ndotjen globale, po përjetojnë efektet më të rënda të këtyre ndryshimeve. Gjithashtu studiuesit zbuluan se vetëm 1% më i pasur i popullsisë kontribuon 26 herë më shumë sesa mesatarja globale në rritjen e temperaturave ekstreme mujore dhe 17 herë më shumë në thatësirat në Amazonë.

