Përmbytjet masive kanë ‘paralizuar” aeroportin në Ibiza. Si pasojë e stuhisë, janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe autoritetet janë detyruar të vendosinë ushtrinë për herë të dytë brenda dy javësh.

Aeroporti i Ibizës është në kaos pasi uji i rreshjeve ka arritur të hyjë në tavanin aeroportit, ndërsa stafi dhe udhëtarët po përpiqeshin të mbroheshin. Autoritetet kanë mbyllur aeroportin për një orë, ndërsa disa fluturime janë devijuar për në destinacione të afërta. Në total, 24 fluturime u anuluan. Turistët britanikë dhe tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Pamjet nga përmbytja janë bërë virale në rrjete sociale, ku mund të shihet qartë punonjësitë duke pastruar ujin e mbledhur nga stuhia. Qeveria urdhëroi vendosjen e forcave ushtarake për herë të dytë në më pak se dy javë për të ndihmuar në pompimin e ujit dhe hapjen e rrugëve.