Një 37-vjeçare i ka tërhequr këmbën protezë babait të saj dhe më pas i ka ngulur dhëmbët në fytyrë. Helena Coyne, e cila kishte pirë, gjithashtu goditi edhe qenin e babait të saj, i cili po tentonte të shpëtonte burrin.

Helena, nga Withington, u nxor para gjyqtarëve pas incidentit tronditës më 15 gusht të këtij viti. Ajo u lirua me një urdhër komuniteti pasi u deklarua fajtore për shkaktimin e dëmtimeve trupore.

“Ky ishte një sulm i lig, brutal dhe poshtërues që i keni bërë babait tuaj”, deklaroi një gjyqtar.

Ndërsa prokurori Gavin Howue, më parë i tha Gjykatës së Kurorës së Mançesterit se babai i 37-vjeçares, Michael, është me dy amputime dhe se jeton me qenin e tij.

“Manchester Evening News” raporton prokurori kishte vijuar duke thënë: “Ai jeton në një apartament në katin përdhes, të përshtatur posaçërisht për nevojat e tij”.

“Disa anëtarë të familjes e vizituan në shtëpi ditën e incidentit, përfshirë të pandehurën. Thuhet se të gjithë ishin me humor të mirë. Të ftuarit u larguan rreth orës 8 të mbrëmjes, përveç 37-vjeçares, qëndrimi i të cilës thuhet se ndryshoi ndaj babait të saj”.

Coyne ishte zemëruar me babain e saj pasi ai u kishte dërguar para vajzës dhe mbesës së tij.

“Asaj nuk i pëlqeu ideja që ai po u siguronte nevojat atyre. E teksa ai ishte ulur në divan, ajo i hoqi këmbën protezë dhe ia la në dysheme. Më pas, ajo i kafshoi faqen e majtë dhe e mbajti ashtu për rreth 15 sekonda. Ai u përpoq që t’a shtynte, por ajo e kishte kapur fort”, kishte deklaruar prokurori.

Në gjykatë u tha gjithashtu se si qeni i zotit Coyne u përpoq që të mbronte atë, por 37-vjeçarja e kishte goditur kafshën në fytyrë. Pasi vajza u largua nga vendi i ngjarjes, babai arriti që të telefononte policinë.

Ai mori menjëherë trajtimin e duhur mjekësore për lëndimet e shumta, të cilat u dokumentuan me fotografi.

37-vjeçarja më pas ka telefonuar vetë policinë që bëri të munduar arrestimin e saj. Ajo refuzoi që të kishte përfaqësim ligjor pasi pranoi veprimet e saj,

Ajo kishte 7 dënime për 11 vepra penale që datojnë që nga viti 2001, duke përfshirë çrregullime publike dhe krime të lidhura me drogën.