Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa iraniane mbi Tel Aviv, raportojnë mediat izraelite duke cituar shërbimet emergjente.
Sipas raportimeve, sulmi është kryer me një raketë e pajisur me bomba thërrmuese, me 3-4 nënmunicione dhe rreth 100 kilogramë eksploziv. Goditja në një zonë qendrore të qytetit ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete, ndërsa pjesë të raketës kanë rënë edhe në zonën e Rosh Ha’ayin, në lindje të qytetit.
Pas këtij sulmi, ushtria izraelite (IDF) ka ndërmarrë kundërpërgjigje duke goditur lëshues raketash dhe infrastrukturë ushtarake në perëndim të Iran, sipas mediave izraelite.
Po ashtu, Izraeli ka zgjeruar operacionet ushtarake edhe në Liban. Mediat shtetërore libaneze raportojnë se gjatë natës janë kryer shtatë sulme ajrore në periferinë jugore të Bejrut, duke goditur disa zona të banuara.
Mediat iraniane raportojnë se një profesor universitar, së bashku me dy fëmijët e tij, u vranë në një sulm ajror në veri të Teheranit. Viktima është identifikuar si Saeed Shamaghdari, pedagog në një universitet teknik në Iran.
