Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Poloni, ku një sulm me thikë ka lënë të plagosur shtatë persona.

Sipas raportimeve të Reuters, që citon median polake RMF FM, mes të plagosurve janë kryesisht nxënës, ndërsa një prej personave të lënduar është edhe mësues.

Dy nga viktimat raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim mjekësor.

Për sulmin dyshohet një 19-vjeçar, i cili është nxënës në të njëjtën shkollë. Ai është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e sulmit.

Kryetari i bashkisë së qytetit ku ndodhi ngjarja ka deklaruar se situata tashmë është nën kontroll, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.