Një sulm me thikë në zemër të Manhatanit ka përfunduar me viktima dhe të plagosur, duke shkaktuar panik në zonën e mbipopulluar të Times Square.

Mes viktimave është edhe Erin Piacenti, 32 vjeçe, zëvendëspresidente e Bank of America. Policia e Nju Jorkut konfirmoi identitetin e saj, ndërsa banka amerikane bëri të ditur se ka humbur një prej punonjëseve të saj.

Piacenti punonte në njësinë e bankës që merret me përzgjedhjen e bizneseve dhe konfliktet. Bank of America e përshkroi atë si një anëtare të çmuar të ekipit dhe shprehu ngushëllimet për familjen e saj.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e koleges sonë”, deklaroi kompania.

Gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe një 68-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve, sulmi duket se ka qenë i rastësishëm dhe i paprovokuar. Në vendngjarje policia përballet me një grua 49-vjeçare, të identifikuar si Pamela Cisneros, e cila mbante dy thika të mëdha në duar dhe kërcënoi edhe efektivët.

Policët përdorën fillimisht taserin për ta neutralizuar, por pasi ajo nuk iu bind urdhrave për të hedhur armët, efektivët hapën zjarr. Cisneros u plagos rëndë dhe ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi pranë një prej zonave më të frekuentuara të Nju Jorkut, ndërsa zyra e Bank of America në One Bryant Park ndodhet vetëm pak larg Times Square. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të sulmit.