Autoritetet gjermane kanë ngritur alarmin, pasi gjetën një çantë me eksploziv në një stacion treni. Çanta u gjet e braktisur në një stacion në Berlin, teksa tashmë kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.  

Policia tha se kishte tentuar ta ndalonte burrin për një kontroll rutinë të identitetit në stacionin Neukölln në kryeqytetin gjerman të mërkurën pasdite. Por ai u largua me vrap duke hedhur në tokë çantën, në të cilën u gjetën eksplozivë.

Materiali shpërthyes u dërgua në një park aty pranë, ku ekspertët e shpërthyen në mënyrë të kontrolluar.

Sipas mediave lokale, çanta përmbante triperoksidin e triacetonit (TATP) shumë shpërthyes, i cili është përdorur në sulmet terroriste në vendet e Evropës.