Një makinë ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg.

Sipas burimeve paraprake mësohet se shoferi i makinës është arrestuar. Nuk ka ende informacion zyrtar rreth viktimave, por mediat lokale raportojnë se ka dyshime për të plagosur dhe të vrarë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën.  Magdeburgu ndodhet në perëndim të Berlinit dhe ka rreth 240,000 banorë.