Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur në disa sulme të ndryshme të kryera nga sekti islamiko-terrorist Boko Haram.


Sipas mediave lokale, sulmet kanë ndodhur në periferi të Maidigurit, në zonën veri-lindore të Nigerisë.


Agjencia e lajmeve “Nan”, bën të ditur se disa kamikazë të ndryshëm, me rripa eksplozivi në trup, kanë hedhur veten në erë mes njerëzve, ku më pas kanë ndërhyrë terroristë të tjerë të cilët kanë qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.


2 prill2018 (gazeta-Shqip.com)