Aeroportet e Rzeszów dhe Lublin, që ndodhen në juglindje të Polonisë, u mbyllën përkohësisht pas ngritjes së avionëve luftarakë nga Forcat Ajrore Polake në përgjigje të sulmeve raketore të mundshme nga Rusia në territorin ukrainas. Lajmi u konfirmua nga Shërbimi i Navigimit Ajror Polak, i cili njoftoi përmes platformës X se kjo masë ishte marrë për të siguruar hapësirën ajrore të vendit.

Në një deklaratë të veçantë, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake bëri të ditur se operacionet ajrore ishin ndërmarrë si një masë parandaluese pas rritjes së aktivitetit të forcave ajrore ruse që mund të kërcënonin territorin ukrainas. Avionët luftarakë polakë ishin ngritur për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë, veçanërisht në rajonet që ndodhen pranë kufirit me Ukrainën.

Komanda Operacionale theksoi se përveç avionëve luftarakë, ishin vënë në gatishmëri edhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore dhe radarët tokësorë për monitorimin e situatës. Ajo theksoi se ky veprim kishte për qëllim ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore polake dhe mbetën të gatshëm për çdo zhvillim të mundshëm.