Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër.

Në një postim në profilin e tij në Truth Social, Trump u shpreh se vendet që varen nga nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të menaxhojnë këtë kalim, “dhe ato do të ndihmohen shumë nga Shtetet e Bashkuara”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se SHBA-të do të koordinojnë operacionet me këto vende për të siguruar që gjithçka të ecë shpejt dhe pa probleme, duke e quajtur menaxhimin e Ngushticës një “përpjekje ekipore” që do të çojë botën drejt harmonisë, sigurisë dhe paqes së qëndrueshme.