Mançesteri është vendosur në gatishmëri të lartë pas një sulmi tronditës që ndodhi këtë të martë në një sinagogë në zonën Crumpsall, ku të paktën katër persona mbetën të plagosur. Autori i dyshuar i sulmit u qëllua për vdekje nga forcat e policisë.

Sipas autoriteteve britanike, incidenti ndodhi në Sinagogën e Komunitetit Hebraik të Parkut Heaton, ku një automjet dyshohet se është përplasur me një grup njerëzish, ndërsa më pas një burrë ka goditur me thikë një person në ambientet e sinagogës.

Forcat e shpëtimit që mbërritën menjëherë në vendngjarje gjetën katër persona të plagosur, me lëndime të shkaktuara si nga përplasja me automjetin, ashtu edhe nga goditjet me thikë. Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia bëri me dije se autori i dyshuar u qëllua nga oficerët që ndërhynë në vendngjarje dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim dhe nuk dihen ende motivet e sulmit.

Autoritetet kanë shtuar praninë policore në zonë, ndërsa komuniteti lokal është i tronditur nga kjo ngjarje.