Djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, u vra në sulmin e Izraelit në Doha, sipas Sky News.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se udhëheqja e grupit i mbijetoi sulmit izraelit.

Al-Hayya është shefi i mërguar i Hamasit në Gaza dhe negociatori kryesor, i parë si figura më me ndikim e grupit jashtë vendit që kur Ismail Haniyeh u vra në korrik 2024.

Ai është një nga pesë burrat në këshillin udhëheqës të Hamasit që e kanë udhëhequr grupin që kur Yahya Sinwar u vra nga Izraeli tetorin e kaluar, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se sulmet e Izraelit në Doha u kritikuan gjerësisht nga vendet fqinje të Katarit, të cilat e cilësuan sulmin si ‘të pabesë’.