Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Orleans, SHBA. Bëhet me dije se një automjet u përplas me një grup njerëzish në rrugën Bourbon në lagjen franceze të New Orleans. Gjithashtu autoritetet kanë reaguar duke deklaruar se autori ka qëlluar edhe dy oficerë të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e francezëve rreth orës 03:15 të mëngjesit.

Sipas raportimeve në mediat e huaja shoferi ka dale nga mjeti dhe ka qëlluar me armë. Nga sulmi kanë mbetur 10 viktima.

Zyrtarët e Nola Ready, departamenti i gatishmërisë emergjente të qytetit, raportojnë se 30 persona të tjerë janë plagosur.

Njerëzit e plagosur janë transportuar në spital dhe partnerët e sigurisë publike janë në vendngjarje, shton Nola Ready.