Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas të shtënave të ndodhura në një shkollë katolike në jug të Minneapolis, Minesota.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se është informuar plotësisht për ngjarjen dhe se autoritetet federale janë tashmë në terren.

“Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të përfshirët!”, shkroi ai.