Një sulm me armë në një xhami në San Diego ka lënë tre persona të vdekur, ndërsa autoritetet amerikane po e hetojnë ngjarjen si një akt të motivuar nga urrejtja.
Mes viktimave ndodhet edhe Amin Abdullah, roje sigurie dhe baba i tetë fëmijëve, i cili sipas policisë ka vepruar heroikisht gjatë sulmit duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve të tjera.
“Shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl, deklaroi se veprimet e Abdullahut ishin pa dyshim heroike dhe se ai arriti të shpëtojë jetë gjatë incidentit.”
Sipas CAIR-SD, Abdullah kishte shërbyer për më shumë se një dekadë në qendrën islame dhe konsiderohej një figurë shumë e dashur në komunitet.
Në sulm humbën jetën edhe dy besimtarë të tjerë, Mansour Kaziha dhe Nader Awad, të cilët ndihmonin në mirëmbajtjen dhe aktivitetet e qendrës fetare.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të hënës, pasi policia kishte marrë informacion për dy persona të dyshuar. Autorët u gjetën më vonë të vdekur nga plagë të vetëshkaktuara.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se po hetojnë edhe ndikimin e “retorikës së urrejtjes” në këtë sulm, ndërsa reagimet politike në SHBA kanë qenë të forta.
JD Vance e dënoi sulmin duke e cilësuar “të neveritshëm” dhe bëri thirrje për unitet dhe dialog kundër dhunës politike.
Ndërkohë, për familjen e Amin Abdullah është hapur një fushatë ndihme online, e cila deri tani ka mbledhur mbi 1.6 milionë dollarë.
