Një ngjarje e rëndë ka tronditur Minneapolis-in në Minesota, ku një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë katolike.

Sipas Reuters, të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur, ndërsa raportet e mediave lokale flasin për 2 viktima dhe 4 të plagosur rëndë.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga policia mbi shifrat e sakta, por dyshohet gjithashtu se mund të jetë vendosur edhe një bombë brenda ndërtesës.

Forca të shumta policore dhe ekipe shpëtimi kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, pranë Kishës së Ungjillit, rreth orës 08:30 të mëngjesit të së mërkurës, pas raportimeve për të shtëna me armë.

Dëshmitarët kanë përshkruar një burrë të veshur me të zeza, i cili mbante një pushkë gjahu. Ende nuk është e qartë nëse sulmuesi është arrestuar apo neutralizuar nga policia.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, konfirmoi në një reagim publik se incidenti ndodhi në një shkollë, por mbetet e paqartë nëse objektivi ishte shërbesa e përditshme në kishë apo vetë nxënësit.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet lokale kanë kërkuar qetësi dhe kujdes nga qytetarët deri në sqarimin e plotë të situatës.