Princi Mohammed bin Salman kërkon nga SHBA të përshpejtojë veprimet ushtarake ndaj Iranit, Riadi mohon akuzat
Sipas New York Times, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman ka ushtruar presion mbi Shtetet e Bashkuara për të avancuar një fushatë ushtarake kundër Iranit dhe për të rrëzuar regjimin aktual.
Gazeta raporton se Princi Mohammed e ka përshkruar këtë mundësi si një “mundësi historike” për të riformësuar Lindjen e Mesme, duke argumentuar se Irani përbën një kërcënim afatgjatë për Gjirin, i cili mund të neutralizohet vetëm duke “hequr qafe” qeverinë iraniane.
Ky qëndrim përputhet me vizionin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, megjithëse Izraeli e sheh një regjim të dobësuar dhe një Iran në kaos si një fitore strategjike. Ndërkohë, Arabia Saudite e konsideron këtë skenar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.
Ekspertët paralajmërojnë se një konflikt i zgjatur mund të detyrojë Iranin të synojë instalimet saudite të naftës, duke e zhytur SHBA-në në një luftë të gjatë dhe komplekse.
Zyrtarisht, Riadi mohoi këto akuzat, duke theksuar se “Mbretëria e Arabisë Saudite ka mbështetur gjithmonë një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, edhe para se të fillonte”.
