Bangladesh


terroristetAutoritetet e Bangladeshit thonë se atentatorët e sulmit në Daka nuk i përkisnin ISIS por ishin pjesëtarë të një grupi lokal në vend. Ministri i Brendshëm, Khan, u shpreh se ata i ishin pjesë e një grupi xhihadistësh i cili ka qenë i ndaluar për shumë kohë dhe se terroristët ishin të gjithë nga Bangladeshi. “Donim të vrisnim të huajt e shteteve kryqëzore në Daka” është deklarata e Shtetit Islamik i cili thotë se merr përsipër sulmin në Daka ku mbetën të vrarë 20 persona mes tyre 7 italianë dhe disa shtetas të tjerë japonezë e amerikanë. Më tej në deklaratë thuhet se ushtarët identifikuan dhe liruan myslimanët, ndërsa pengjet e tjera u vranë. Po ashtu së bashku me deklaratën e ISIS janë identifikuar edhe 5 terroristët të cilët u ekzekutuan nga policia. Në foto ata mbajnë në dorë kallash, kanë veshur një çallma, duken të qeshur ndërsa në sfond është flamuri i Shtetit Islamik. Bangladeshi shpalli dy ditë zie për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin mbrëmjen e së premtes.