Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmeve në Iran, një operacion i përbashkët i Izraelit dhe SHBA-së.
Përmes një video-mesazhi Netanyahu falenderon presidentin amerikan Donald Trump, teksa shprehet se Irani ka nevojë për një ndryshim regjimi.
“Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump, për lidershipin e tij historik. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka bërtitur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’. Ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Nuk mund të lejohet të pajiset me armë bërthamore që do ta lejonin atë të kërcënonte të gjithë njerëzimin.
Ka ardhur koha që të gjitha segmentet e popullit iranian – persianët, kurdët, azerët, balukët dhe ahvazët – të çlirohen nga zgjedha e tiranisë dhe t’i sjellin liri dhe paqe Iranit. Ju bëj thirrje juve, qytetarëve të Izraelit: ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Në ditët në vijim, në Operacionin “Ulërima e Luanit”, të gjithë ne do të tregojmë durim dhe guxim. Së bashku do të rezistojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit. Vëllezër dhe motra, qytetarë të Izraelit, pak më shumë se një orë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet mbretërimi i terrorit në Iran”, tha ai.
