Presidenti i Recep Tayyip Erdoğan ka dënuar ashpër një sulm të armatosur pranë konsullatës izraelite në Stamboll, duke e cilësuar atë si një akt “frikacak dhe të neveritshëm”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Beşiktaş, ku sipas raportimeve, dy persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa disa efektivë policie mbetën të plagosur.
Autoritetet turke kanë reaguar menjëherë, duke nisur hetime të thelluara për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Në operacion janë përfshirë Prokuroria, strukturat e policisë dhe shërbimet e inteligjencës.
Në deklaratën e tij, Erdoğan theksoi se Turqia do të vijojë luftën me vendosmëri kundër çdo forme terrorizmi dhe nuk do të lejojë që akte të tilla të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Ai gjithashtu uroi shërim të shpejtë për efektivët e plagosur dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe për qytetarët e Stambollit.
