Nga 11 të plagosurit, dy persona janë duke luftuar me jetën, pasi një sulm masiv me thikë në një tren i nisur nga veriu i Anglisë drejt stacionit King’s Cross në qendër të Londrës. Sulmi ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës.

Policia britanike njofton se vetëm pas 8 minutash nga marrja e njoftimit nga publiku trupat e armatosura kanë ndërhyrë për të neutrailzuar dy persona me thike dhe të gjakosur, të cilët janë në të tridhjetat, të lindur në Britani, njeri me ngjyrë dhe tjetri me origjinë nga Karaibet. Sulmi vlerësohet se nuk ka zgjatur më shumë se 1 deri në 15 minuta.

Polica në Londër u detyrua të jap identitetet e sulmuesve pa dhënë emrat e tyre, ende, pas spekulimeve në mediat sociale. Deri më tani, hetuesit e anti-terrorit thonë se nuk ka tregues se sulmi është kryer për motive terroriste. Madje edhe niveli i gatishmërisë në Britani pas këtij sulmi mbetet i pandryshuar. Treni në te cilën ndodhi sulmi masiv, është ende në platformën e stacionit, ku u ndalua, stacion i paplanifikuar për ndalesë në itenerar dhe është ende skenë krimi.