Katër persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë flakën shtëpisë së Alfabetit në Manastir, në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi, të cilat i ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, me qëllim që të sigurojnë provat e nevojshme për kryerësit e veprës.


Ndërkohë, drejtori i Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, Nuer Arsllani, ka deklaruar se fatmirësisht autorët e sulmit nuk kanë mundur të djegin ndërtesën, por kanë thyer vetëm xhamat e dritareve.


“Po në orët e hershme të mëngjesit diku rreth ora 4, disa persona të panjohur kanë dashur që me anë të koktejve të molotovit të djegin muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe, mirëpo për fat të mirë nuk është djegur, koktejtë janë shuar, dhe kemi vetëm dy dritare të thyera dhe kjo është e gjitha. Në mëngjes kemi informuar policinë, kanë ardhur, dhe po e hetojnë rastin dhe për momentin presim edhe nga Shkupi të vijnë ndonjë ekip eskpertësh që të kryejnë inspektim”.


7 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)