Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e hapi sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një moment të pazakontë.
Sapo ai nisi fjalën e tij teleprompteri nuk po punonte duke bërë kështu që Presidenti ta kthente situatën pak komike.
“Shumë faleminderit dhe nuk e kam problem fare ta bëj këtë fjalim pa një teleprompter. Sepse ai nuk po punon. Ndihem i lumtur të jem këtu me ju por e vetmja gjë që mund të them është se ai që rregullon telepromterin është në telashe të mëdha. “, tha Trump duke shkaktur të qeshura në sallë.
Ai gjithashtu përmendi një incident gjatë hyrjes në sallë, ku shkallët lëvizëse u ndalën papritur, duke e detyruar atë dhe bashkëshorten e tij të vazhdonin në këmbë.
“E vetmja gjë që mora nga këtu ishin shkallët elektrike që ngecën kur do ngjitesha lart, dhe Zonja e parë mund të ishte rrëzuar nëse sdo ishte në formë të mirë, të dy jemi në formë shumë të mirë, dhe telepromteri kto janë dy gjëra që mora.”, përfundoi me të qeshura Presidenti Trump.